Simone Biles është rikthyer për të garuar në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Biles u tërhoq nga garat një javë më parë për shkak të shëndetit mental.
Por sportistja amerikane ka vendosur të rikthehet dhe të garojë të martën në finalen e traut gjimnastikor.
“Jemi shumë të emocionuar se do t’i shihni dy garuese të SHBA-së në finalen e traut gjimnastikor – Suni Lee dhe Simone Biles”, thuhet në njoftimin e ekipit gjimnastikor të SHBA-së.
/Telegrafi/
We are so excited to confirm that you will see two U.S. athletes in the balance beam final tomorrow – Suni Lee AND Simone Biles!! Can’t wait to watch you both!
— USA Gymnastics (@USAGym) August 2, 2021