Telegrafi

Simon Kjaer arrin për teste mjekësore te Milani

Foto: Ginaluca Di Marzio

Simon Kjaer edhe zyrtarisht ka arritur për teste mjekësore te Milani.

Mbrojtësi thuhet se do të kalojë në formë huazimi te Rossonerët nga Sevilla, derisa huazimi i tij te Atalantas ishte ndërprerë.

Kjaer ishte transferuar te Atalanta në verën e vitit të kaluar në formë huazimi me opsionin për ta blerë kartonin e tij, mirëpo pak ditë më parë marrëveshja u shkëput.

Gian Piero Gasperini nuk ishte i kënaqur me formën e tij dhe vendosi ta ndërpriste huazimin.

Sevilla lëshoi një njoftim pak çaste më parë duke thënë se 30-vjeçari pritet t’i bashkohet Milanit në formë huazimi. /Telegrafi/