Telegrafi

Simiqi i Listës Serbe: S’e kemi fyer Haradinajn

Shefi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka mohuar raportimet e fundit të bëra në media se partia e tij e ka ofenduar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

“Ku e keni marrë këtë?. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me AAK-në”, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.

Ndryshe, në medie është raportuar se Lista Serbe ka fyer duke komentuar takimin e ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, me pjesëtarët e AAK-së.