Telegrafi

Simiq: Nuk kthehemi në qeverinë e Kosovës

Igor Simiq, ka deklaruar se Lista Serbe nuk kthehet në qeverinë e Kosovës, siç spekulojnë disa media në Prishtinë, sepse të gjitha arsyetimet e mungesës së tyre nuk janë eliminuar.

“Nuk është diskutuar për rindërtimin e aktiviteteve tona në qeveri, deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e braktisëm koalicionin qeverisës”, ka shtuar Simiq, transmeton Telegrafi.

Pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, për të arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ishte futur në territorin e Kosovës pa leje, Lista Serbe është larguar nga koalicioni qeverisës. /Telegrafi/