Telegrafi

Simeone zgjidhet trajneri i sezonit në La Liga

Diego Simeone ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të sezonin 2015/16 në La Liga.

El ‘Cholo’ Simeone mori çmimin për trajnerin më të mirë në La Liga, duke fituar garën ndaj ish-trajnerit të Villarrealit, Marcelino Garcia dhe trajnerit të Celta Vigos, Eduardo ‘Toto’ Berizzo.

Trajneri i Atletico kishte fjalë falënderimi për ekipin e tij dhe sidomos për grupin e tij të lojtarëve.

Lexo po ashtu La Liga zgjedh më të mirët e sezonit, nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

“Unë jam me fat, sepse që kur kam ardhur kam gjetur një grup të njerëzve që tejkalojnë lojtarët e futbollit”, ka deklaruar Simeone pas ndarjes së çmimeve, përcjell Telegrafi.

Simeone përmbylli një natë magjike për Atletico Madridin, pasi gjithashtu morën çmimin për portierin më të mirë me Jan Oblak, dhe mbrojtësin më të mirë me Diego Godin. /Telegrafi/