Diego SImeone është deklaruar rreth humbjes 4-2 që pësoi Atletico Madridi në udhëtim te Barcelona në takimin që luajt në kuadër të javës së 23-të në La Liga.
Trajneri argjentinas ka thënë pas ndeshje se Bluagranasit nuk ishin më të mirë se ata, por që disa gabime vendosën ndeshjen.
“Barcelona nuk ishte superiore, në aspektin e futbollit dhe të taktikave”, ka thënë fillimisht Simeone.
“Ne jemi mbrojtur përherë mirë në çdo ndeshje, por sot nuk ia dolëm dot. Barcelona shfrytëzoi gabimet tona dhe shënoi plotë 4 herë”.
“Ne duhet të përmirësohemi dhe të punojmë fortë për t’u përgatitur në ndeshjen tjetër”.
“Jao Felix? Ai dha maksimumin e tij derisa ishte brenda në fushë”, është shprehur trajneri i Atleticos.
Pas javës së 23-të, Barcelona është futur në top katërshe me 38 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ka rënë në vendin e pestë. /Telegrafi/