Telegrafi

Simeone do të qëndrojë te Atletico, vetëm nëse i plotësohet ky kusht

‘Mirror’ raporton se Diego Simeone do të qëndrojë te Atletico Madridi vetëm nëse klubi spanjoll i siguron një treg të transferimeve të mirë.

Argjentinasi ka kërkuar lojtarë të rinj me kualitet, posaçërisht në fazën sulmuese.

Pas humbjes ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve, është folur shumë për të ardhmen e Simeones.

Emrat që filet se mund t’i bashkohen Atleticos gjatë verës janë: Diego Costa, Edinson Cavani apo Alexis Sanchez.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Edhe pas finales Siemone është pyetur për të ardhmen e tij, por ka refuzuar të jap një përgjigjeje konkrete. /Telegrafi/