Site icon Telegrafi

Simeone refuzon Interin?

Diego Simeone ka vendosur që të qëndrojë te Atletico Madridi për sezonin e ardhshëm duke mos kaluar tek Interi siç ishte pritur.

Lajmin e publikon gazeta AS, duke shkuar se zikaltrit duhet të koncentrohen në Antonio Conten.

‘Cholo’ ka qenë shënjestra e parë e Nerazzurrëve, që më parë ka qenë pjesë e klubit edhe si lojtar.

Kontratat e tij me Atleticon skadon në vitin 2018 dhe mendohej që ai do të largohej një vit më herët që të bashkohet me Interin.

Sipas AS, Simeone tashmë u ka thënë klubit se ai do të qëndrojë dhe kanë biseduar për strategjinë e afatit kalimtar.

Interi është nën kontratë me Stefano Piolin, por nëse ky nuk arrin ta dërgojë skuadrën në Ligën e Kampionëve, atëherë nuk do të vazhdohet me të.

Ndërsa pronarët e rinj të Suning Group e duan për trajner Antonio Conten.

Mund të mbahet edhe Pioli deri në vitin 2018 kur Simeone mbetet pa kontratë. /Telegrafi/

Exit mobile version