Telegrafi

Simeone: Pyetni gjyqtarin për përjashtimin e Costas, lojtarët e Barçës e bëjnë të njëjtën gjë dhe nuk përjashtohen

Diego Simeone (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi humbi 2-0 nga Barcelona, trajneri i skuadrës mysafire Diego Simeone u shpreh i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij në këtë ndeshje.

Tekniku argjentinas foli edhe për përjashtimin e Diego Costast duke thënë se në rast se spanjolli ofendoi gjyqtarin atëherë kartoni i kuq ishte i drejt, por sipas tij edhe lojtarët kundërshtarë bëjnë sjellje të atilla dhe nuk përjashtohen.

“Ekipi u përpoq shumë, bëri një punë të mirë. Një gol fantastik i Suarezit hapi rrugën kur kishte mbetur fare pak dhe ishte shumë e vështirë. Me dhjetë lojtarë ishte shumë më e vështirë, por e përgëzoj Barçën për fitoren”.

Lexo po ashtu Fjalët që Costa i tha gjyqtarit tregojnë se kartoni i kuq ishte i merituar

“Diego Costa? Nuk kam folur me atë. Pyetni nëse ishte aq e rëndë, pasi shumë herë, shumë futbollistë të Barçës e bëjnë të njëjtën gjë dhe nuk përjashtohen”.

“Nëse ai ka thënë atë që gjyqtari e thotë, përjashtimi ishte i drejtë. Por, është tregues se ne po bëjmë keq, në 11-të ndeshje, shtatë përjashtime”, ka thënë Simeone pas ndeshjes. /Telegrafi/