Atletico Madrid ka turpëruar Real Madridin në një ndeshje miqësore duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-3.
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy trajnerët, teksa tekniku francez i Realit, Zinedine Zidane tha se ishte thjesht një ndeshje miqësore.
E nuk ka vonuar shumë përgjigja nga kolegu i tij Diego Simeone, që i ka kujtuar francezit se ishte një derbi, pa marrë parasysh nëse miqësore apo zyrtare.
“Ndeshja ishte përgatitur shumë mirë, sepse ishte një derbi dhe nuk ka mundësi që të mos e përgatitësh mirë një ndeshje të tillë. Miqësore apo zyrtare, derbi mbetet derbi, pyesni tifozët”.
Gjithsesi Simeone e di se diferencat mes dy klubeve nuk janë kaq të mëdha.
“Kjo ndeshje nuk pasqyron realitetin e potencialit që ka Reali. E vërteta është që talenti duhet të shoqërohet me punë”.
“Sot çdo skuadër e madhe ka tre ose katër lojtarë me shumë talent, por fitoren e merr ai që arrin të ndërthurë talentin me punën kolektive”, deklaroi Simeone. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2sZJmvu8X9Q