Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, u shpreh tejet i dëshpëruër pas duelit të ekipit të tij ndaj Real Madridit.
Simeone foli pas duelit që ekipi i tij e humbi duke thënë se ai do ta shqyrtojë të ardhmen.
“Eshtë moment për mua që t’i mendoj disa gjëra”.
“Kur jepni gjithçka dhe kjo nuk mjafton është e vështirë. Këto kanë qenë tri vite të mrekullueshme, por nuk jam i kënaqur sonte (e shtunë). Unë nuk e di çka dhemb më shumë, finalja e kaluar apo kjo e fundit”.
“Unë thjesht nuk mund ta përballoj faktin se zhgënjyem njerëzit që paguan për të ardhur këtu për të na parë”, potencoi Simeone. /Telegrafi/