Trajneri i Atletico Madrdit, Diego Simeone, ka përsëritur edhe një herë faktin se ai dëshiron që një ditë të drejtojë Interin.
Tekniku argjentinas tha se ka kujtime të bukura nga Nerazzurrët dhe kështu dëshiron t’i përjeton ato edhe një herë.
“Me Javier Zanettin dëgjohemi shpesh në telefon dhe nuk kam frikë ta them: një ditë do të kthehem te Interi”.
“E gjitha kjo sepse kam kujtime të bukura si futbollist dhe tani si trajner e kam objektiv të rikthehem”, ka thënë Simeone.
Simeone ka qenë pjesë e Interit për dy sezone dhe ka fituar Kupën UEFA. /Telegrafi/