Telegrafi

Simeone: Nuk e di se ku do të shkojë Griezmanni

Diego Simeone ka folur rreth të ardhmes së yllit të skuadrës së tij, Antoine Griezmann, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha evropiane.  

Sulmuesi francez i Atleticos po konfirmohet pas çdo ndeshje si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Ndeshja e fundit ku Griezmann bëri mirë ishte ajo e së shtunës ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu, ku francezi shënoi për 1-1 dhe ai siguroi skuadrës së tij një pikë.

Cilësitë e tij janë të pakontestueshme dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane nga Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe madje edhe La Liga të kërkojnë transferimin e tij.

Megjithatë, trajneri Simeone ka deklaruar se ai nuk di asgjë për ndonjë largim të mundshëm të yllit të tij, por thotë se është i lumtur me lojën që ai po tregon.

“Griezmann? Një humbje në qoftë se ai largohet? Unë nuk e di se ku do të shkojë, por jam i kënaqur me mënyrën se si ai luan, me entuziazmin e tij”, ka thënë fillimisht Simeone për mediat spanjolle.

“Është një kënaqësi ta shohësh atë tek kthehet në shfaqjet si ai i bën. Ai kishte një lojë të madhe [ndaj Realit], të një niveli të lartë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/