Bosi i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka pranuar Bayern Munichu po e kërkon mbrojtësin Lucas Hernandez.
Një raportim nga Marca pohoi se klubi gjerman tashmë ka aktivizuar klauzolën e lojtarit prej 85 milionë eurosh dhe se do të nënshkruante kontratë për katër vjet.
“Është normale për Bayernin që të shikojë për lojtarë të mirë”.
“Unë jam gjithmonë optimist për këto situata dhe Lucas e di dashurinë që ne kemi për të”.
“Bayerni gjithmonë kërkon për më të mirët, e ky do të jetë vendimi i tij dhe lojtari shpresoj se do të vendosë të qëndrojë”.
“Nuk mund të flas duke paragjykuar, por unë ju tregova mendimin e klubit”, u shpreh Simeone.
Futbollisti 22 vjeçar nënshkroi kontratë të re me Los Colchoneros në qershor, por Bayerni është thënë se i kanë premtuar se do të pika kyçe e sistemit të tyre. /Telegrafi/