Diego Simeone është në Milano për tre ditë dhe u pyet nëse ai ishte atje për bisedime me Interin, teksa përgjigja e tij: “Nuk e di…”, ka lënë shumë të kuptohet.
Trajneri i Atletico Madridit është fotografuar në aeroportin Malpensa këtë mbrëmje së bashku me familjen e tij.
Një gazetar nga TeleLombardia ka folur me ‘El Cholon’ dhe e pyeti nëse ai ishte atje për të biseduar me Interin, ndërsa “Nuk e di…”, është përgjigjur Simeone duke buzëqeshur, përcjell Telegrafi.
Kontrata e tij me Atletico Madridin është shkurtuar shumë disa muaj më parë, kështu që ajo do të përfundojë në qershor të vitit 2018.
Dhe, për koincidencë, kjo është pikërisht data në të cilën kontrata aktuale e trajnerit të Inter, Stefano Pioli, skadon po këtë ditë.
Ndryshe, Simeone ka luajtur për klubin e Interit nga viti 1997-99, teksa ka përvojë edhe si trajner në Serie A, pasi ka udhëhequr Catanian në vitin 2011. /Telegrafi/