Telegrafi

Simeone: Më mirë një barazim në Camp Nou sesa një fitore në Bernabeu

Diego Simeone ka thumbuar paska rivalin lokal, Real Madridin, teksa ka vazhduar duke thënë se skuadra e tij do të hyjë për tri pikët në derbi.

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të ndeshen të shtunën në kuadër të derbit të javës së 31 të kampionatit spanjoll, La Liga.

Edhe pse një derbi lokal, ku ka rivalitet të madh, trajneri i Atleticos e ka cilësuar Realin si një kundërshtar si gjithë të tjerët, pasi edhe në këtë ndeshje skuadra e tij do të hyjë për tri pikët.

Simeone gjithashtu e ka thumbuar paska Real Madridin, duke thënë se më i vlefshëm është një barazim ndaj Barcelonën së Camp Nou sesa një fitore ndaj rivalit lokal në Santiago Bernabeu.

“Më krenar më bën fakti që kemi barazuar ndaj Barcelonës në Camp Nou sesa të fitojmë ndaj Realit në Bernabeu”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Për ne nuk ka shumë rëndësi se ke kemi përballë. Është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe do të hymë në fushë vetëm për tre pikët pasi kemi nevojë për pikë për të arritur objektivat tona”.

“Reali do të na vendosë në presion në 20 apo 25 minutat e para. Mendoj se bashkë me BBC do të jetë në fushë Isco, pasi me të ata mund ta kontrollojnë më mirë topin sesa me Casemiron.

“Është një ndeshje ku nuk ka favoritë për suksesin final”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/