Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur pas ceremonisë së dhënies së çmimit lojtari më i mirë në Evropë.
Sipas trajnerit argjentinas, sulmuesi i i tij te Atletico Madrid, Antoine Griezmann, gjatë sezonit të kaluar ka qenë një nga futbollistët me paraqitjen më të mirë dhe ishte pikërisht francezi ai që e meritonte trofeun dhe jo portugezi Cristiano Ronaldo, por nuk i heq meritat tre herë fituesit të ‘Topit të Artë’.
“Njerëzit që fitojnë tituj meritojnë të shpërblehen dhe i tillë është rasti i Cristiano Ronaldos. Ai arriti të triumfonte në Ligën e Kampionëve dhe në Kampionatin Evropian”, deklaroi Simeone, transmeton Telegrafi.
“E kundërta ndodhi më sulmuesin tonë, Antoine Griezmann, i cili për fatin e tij të keq humbi dy finale të rëndësishme. Sidoqoftë unë jam i mendimit së Griezmann e meritonte plotësisht titullin e lojtarit më të mirë në Evropë.
“Ka treguar se gjatë sezonit të kaluar ka qenë një lojtarë shumë deçiziv si për ne ashtu dhe për kombëtaren e tij. Pavarësisht kësaj jam i sigurt se paraqitja e tij do të vazhdojë të jetë në rritje. Është një futbollist i jashtëzakonshëm”, përfundoi trajneri argjentinas i Atletico Madridit. /Telegrafi/