Telegrafi

Simeone i lumtur me rikthimin e Costas

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është i lumtur me marrëveshjen e tyre të arritur për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Diego Costa.

Sulmuesi spanjoll, Costa tani po finalizon transferimin e tij pasi dy klubet e arritën marrëveshjen në një takim javën e kaluar.

Arritja e marrëveshjes thuhet se është bërë në bazë të 55 milionë eurove plus 10 milionë tjera në formë bonusesh.

Lexo po ashtu Zyrtare: Arrihet marrëveshja, Costa bëhet lojtar i Atletico Madridit (Foto)

Trajneri i Atletucos, Simeone është i lumtur që marrëveshja është mbyllur për transferimin e Costas në Vincente Calderon.

“Jemi të lumtur që një lojtar i madh ka treguar kaq shumë entuziazëm”, ka thënë fillimisht Costa.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Atleticos, Costa thyen rekordin (Foto)

“Ai luftoi për t’u kthyer dhe kjo është e admirueshme. Jam shumë e lumtur”.

“Unë shpresoj se ai mund të jetë shpejt i gatshëm”, përfundoi trajneri argjentinas.

Ndryshe, transferimi i Costas është bërë më i shtrenjti në histori të klubit spanjoll, duke lënë pas Radamel Falcaon në vend të dytë. /Telegrafi/