Sulmuesi i Cagliarit, Giovanni Simeone ka thënë se shënimi i një goli kundër portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon, i ka jep atij gëzim dhe krenari të madhe.
Veterani i Bianconerëve ishte në gol kur klubi Rossoblu siguroi një fitore 2-0 kundër kampionëve në Sardegna Arena.
Debutuesi Luca Gagliano shënoi golin hapës për vendasit, ndërsa Simeone shtoi të dytin dhe vërtet shijoi shënimin kundër fituesit të Kupës së Botës.
“Unë e respektoj atë [Buffon] shumë, ai është një person i shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Simeone për Tuttomercatoweb.
“Jam i lumtur që luajta kundër tij dhe kjo më jep gëzim dhe krenari të madhe që shënova gol kundër tij”, përfundoi argjentinasi.
Simeone ka shënuar 12 gola në 36 ndeshje në ligë këtë sezon duke treguar edhe një herë që është një sulmues i të ardhmes. /Telegrafi/
Que golazo de Gio Simeone, donde la puso 🙌
Que triste juego propone la Juventus. https://t.co/dXmUfxVgJ1
— 🇵🇹* (@derianfcb) July 29, 2020