Telegrafi

Simeone lëvdon golin e Griezmann: E kemi obligim ta mposhtim Chelsean

LEGANES, SPAIN - SEPTEMBER 30: Head coach Diego Simeone of Club Atletico de Madrid smiles before the La Liga match between Leganes and Atletico Madrid at Estadio Municipal de Butarque on September 30, 2017 in Leganes, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lëvduar golin e Antoine Griezmann ndaj Romës.

Strategu argjentinas pas ndeshjes ndaj GIallorosëve përgëzoi të gjithë lojtarët për zemrën e treguar.

Ai u shpreh se ekipi i tij e ka obligim ta mposhtë Chelsean, por se duhet që të shpresojë në gabim të Romës.

Lexo po ashtu Te gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

“Ky ekip ka shumë zemër. Ne kemi pasur përgjegjësi që të fitojmë dhe ja kemi dalë”.

“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme, një gol i jashtëzakonshëm me përfshirje të mirë sulmuese nga i gjithë ekipi. Shpresoj se ky është fillimi i aleancës me golin”.

“Ne kemi obligim ta mposhtim Chelsean në Londër, por Roma po ashtu ka Qarabagun në fushën e vet”.

“Ne ja kemi lejuar vetes të shpresojmë për kualifikim. Së pari është në dorën tonë, ta fitojmë ndeshjen tonë, më pas e shohim ku na çon fati”, deklaroi Simeone pas ndeshjes. /Telegrafi/