Diego Simeone është shprehur shumë i kënaqur me barazimin e ekipit të tij ndaj Real Madridit.
Atletico bëri një paraqitje solide ndaj Real Madridit që ishte më dominues.
Los Colchoneros rrezikuan shumë herë portën mbretërore, por në fund lufta u nda me paqe nga të dyja skuadrat.
“Ne luajmë ndaj dy superfuqive si Reali dhe Barcelona”.
“Ekipe si PSG dhe Juve e kanë parë se sa vështirë është të përballesh me ta. Ajo që kemi bërë këtë dekadë ishte e jashtëzakonshme, tifozët e Atleticos duhet të jenë krenarë se si ekipi i tyre po luan”.
5 – Atletico are the first team to go unbeaten in five consecutive La Liga away games at Real Madrid in La Liga since Barcelona in 1974 (D3 L2). Historic. pic.twitter.com/lEqY91syKT
— OptaJose (@OptaJose) April 8, 2018
“Në pjesën e parë ata ishin më të mirë, por ne më pas kemi filluar të lidhim më mirë mesfushën me sulmin”.
“Kur ata shënuan ne u përgjigjëm menjëherë dhe kemi mundur ta fitojmë ndeshjen me Koken dhe Correan”.
“Por, pa Oblakun ne do ta kishim humbur këtë takim”, u shpreh Simeone pas takimit.
Atletico në këtë ndeshje theu rekord duke kaluar pesë ndeshje pa u mposhtur në Bernabeu radhazi, për herë të parë që prej Barcelons në vitin 1974. /Telegrafi/