Site icon Telegrafi

Simeone kopjoi çdo detaj nga fitorja ndaj Man Utd për udhëtimin te Man City, trajnerit të Atleticos nuk i ‘ndezi’ besëtytnia e çmendur

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone mishëroi besëtytninë e tij duke bërë të njëjtën rutinë për dy udhëtime në Mançester brenda disa javësh.

Fituesit e La Ligës mposhtën Manchester Unitedin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë dhe më pas mposhtën Djajtë e Kuq 1-0 në Old Trafford më 15 mars.

Renan Lodi shënoi golin e vetëm të ndeshjes teksa Atletico krijoi një mbrojtje të tipit ‘masterclass’.

Simeone është i njohur për stilin e tij specifik në mbrojtje, shumë të ashpër të lojës dhe shumë rrallë ndryshon në qasjen e tij.

Lexo po ashtu Tifozët janë të ndarë në dysh rreth skemave taktike të Atletico Madridit kundër Man Cityt

Por, ai e çoi atë në nivele ekstreme, të përpikta përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Atletico u kthye në Mançester për të luajtur me kampionët e Ligës Premier, Cityn.

Sipas gazetës spanjolle El Chiringuito, Simeone bëri absolutisht të njëjtën gjë në përgatitjen e tij për këtë ndeshje, sikurse në atë ndaj Unitedit, duke treguar se është një besëtytë i çmendur.

Të dy fluturimet për në Mançester u nisën nga Madridi në orën 11:30 dhe Atletico udhëtoi me të njëjtin autobus dhe qëndroi në të njëjtin hotel si herën e kaluar.

Konferenca për shtyp u caktua në të njëjtën orë, ashtu sikurse stërvitjet dhe sërish mesfushori Marcos Llorente ishte pjesë e konferencës së bashku me trajnerin.

 

Sidoqoftë, ndryshimi kryesor midis dy ndeshjeve kundër skuadrave të mëdha të Mançesterit ishte rezultati.

 

Atletico, pak a shumë duke luajtur me një formacion 5-5-0, e frustoi Cityn për periudhën më të madhe të lojës, por u zhbë në minutën e 70-të kur Kevin De Bruyne shënoi pas asistimit nga zëvendësuesi Phil Foden.

Los Rojiblancos nuk arritën asnjë goditje në portë në 90 minuta dhe duhet ta kthejnë atë në ndeshjen e dytë në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

Exit mobile version