Site icon Telegrafi

Simeone kërkon transferimin e Higuainit

Qëndrimi i Simeones në Atletico është i varur nga transferimet që trajneri argjentinas ia ka kërkuar drejtuesve të klubit.

Diego Simeone ka rënë dakord për të qëndruar në Atletico Madrid, pasi ai është i sigurt se klubi i tij do të nënshkruaj me një sulmues të madh.

Sipas Fichajes.net, pavarësisht se ka një numër të madh të emrave të përmendur, trajneri i Atleticos i ka thënë hierarkisë së klubit që sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, është prioritet nga objektivet e merkatos.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Argjentinasi shënoi 36 gola në 35 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, një e llogaritur që theu një rekord 66-vjeçar në futbollin italian.

Për sulmuesin e Napolit interesim të madh ka shprehur edhe skuadra angleze, Liverpool, teksa klauzola e tij është 94 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version