Telegrafi

Simeone kërkon më shumë nga sulmuesit

Diego Simeone kërkon ‘më shumë qëndrueshmëri’ nga sulmuesit e tij të Atletico Madrid pas gjysmës më të keqe të klubit të parë të La Liga nën drejtimin e Argjentinasit.

Los Rojiblancos janë në vendin e pestë dhe qëndrojnë gjashtë pikë larg vendit të tretë ku gjendet Barcelona, ndërsa katër sulmuesit e skuadrës kanë shënuar deri më sot vetëm 19 gola në 19 ndeshje në ligë, me Antoine Griezmann, që ka shënuar tetë prej tyre.

“Me sulmuesit, bëhet fjalë për situata të ndryshme. Por, ka një ekuilibër në mes të asaj që ata marrin nga trajneri i tyre dhe shokët e tyre, dhe forcën e brendshme që i bën ata dalin në krye kundër këtyre situatave”, ka thënë Simeone pas kualifikimit të Atleticos në gjysmëfinale të Copa del Rey.

“Ne kemi sulmues shumë të mirë me karakteristika të ndryshme”, përcjell Telegrafi.

“Kjo është e mirë për ekipin, por unë shpresoj që ata të kanë më shumë qëndrueshmëri, për të cilën ka nevojë ekipi”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/