Telegrafi

Simeone: Juve ka shumë lojtarë të fortë pos Ronaldos

Diego Simeone (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Diego Simeone ka konfirmuar se Diego Godin do të luajë nga minuta e parë për Atletico Madridin, ndërsa ka thënë se Juventusi nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, por ka shumë lojtarë të rrezikshëm.

Skuadra spanjolle fitoi me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa të martën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese në Allianz Stadium.

“Secilën herë që ka një përballje eliminimi ndërmjet dy klubeve kaq të rëndësishme, të dyja palët e trajtojnë si dy gjysma të një ndeshjeje”.

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

‘Po përpiqem të vendos se kë ta zgjedh, në mënyrë që ekipi të luajë në mënyrën më të mirë. Do ta bëj me atë që kam në dispozicion. Godin është mirë, do të stërvitet dhe pres të luajë nesër (e martë)”.

“Do të jemi gati për betejë ndaj lojtarëve të fortë dhe Juve nuk është vetëm Cristiano Ronaldo. Ka lojtarë si Federico Bernardeschi, Paulo Dybala, Douglas Costa (që nuk luan për shkak të lëndimit), prandaj kushdo që luan me Mario Mandzukicin dhe Ronaldon, do të na detyrojë të fokusohemi”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/