Site icon Telegrafi

Simeone: Interi? Vetëm thashetheme

Diego Simeone i ka përgënjeshtruar njoftimet që e lidhin atë me postin e trajnerit të Interit.

Periudha e keqe që kaluan Nerazzurrët që nga fillimi i rënies së skuadrës në tabelë, kanë përhapur spekulime se Roberto Mancini mund të shkarkohet.

Trajneri i Atletico Madridit është përmendur si zëvendësues i mundshëm i italianit. Mirëpo, argjentinasi i ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se thashethemet vijnë e shkojnë.

“Thashethemet kanë qenë gjithmonë të pranishme, ato vijnë e shkojnë dhe nuk më destabilizojnë aspak”.

“Zgjohem çdo mëngjes me entuziazëm të madh duke menduar vetëm për Atletico Madridin, për askënd tjetër”, është shprehur Simeone për La Nacion. /Telegrafi/

Exit mobile version