Telegrafi

Simeone ia mbyll derën Interit

Getty Images

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ia ka mbyllur derën Interit për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për radion Metro951, Cholo ka thënë se dëshiron të vazhdojë me klubin spanjoll.

“Ëndrra ime është të vazhdoj në këtë klub dhe ta shoqëroj këtë rritje. Atletico ende është një tok pjellore, por ka shumë mundësi për përmirësim”.

Simeone tërhoqi një paralele interesante mes Atleticos së tij dhe Napolit të Maradonas:

“Ende emocionohem nga puna kolektive, kjo gjë më mban të gjallë. Kur isha i ri shikoja Napolin e Diego Maradonas dhe tani shikoj një lidhshmëri me ata”. /Telegrafi/