Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk është i shqetësuar për lajmet e fundit në lidhje me Antoine Griezmannin dhe kalimin e tij te Barcelona.
Argjentinasi ka folur për rëndësinë e francezit në skuadrën e tij.
Griezmann e kishte refuzuar ofertën e Barcelonës, verën e shkuar, por klubi katalunas pas eliminim nga Liga e Kampionëve janë kthyer në sulm për shërbimet e tij.
“Griezmann është kapiteni jonë, është shumë i rëndësishëm, nuk jam i shqetësuar”.
“Ai ka gjithçka që mund ta ndihmojë që të rritet si lojtar, por unë nuk jam në trupin e tij, ta shohim”.
“Ai ka edhe dy vite kontratë me klubin”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/