Diego Simeone ka thënë se vetëm gjyqtari i ndeshjes e di se çfarë i ka thënë Sergio Ramos, derisa kapiteni i Real Madridit e gjeti vetën në një situatën të palakmueshme.
Mbrojtësi i spanjoll thuhet se e ka fyer gjyqtarin e ndeshje gjatë përballjes që Atletico Madridit dhe Los Blancos e zhvilluan mbrëmë në ‘Wanda Metropolitano’.
Sipas asaj që raporton MARCA, 33-vjeçari thuhet se e ka fyer gjyqtarin anësor me nënë në momentin që po zhvillohej derbi i javës së shtatë në La Liga.
“Çfarë ndodhë në fushë, mbetet në fushë, por gjyqtari anësor e di çfarë i tha Ramosi”, ka thënë Simeone kur është pyetur nga gazetarët.
Të dy skuadrat nga qyteti i Madridit nuk arritën ta gjenin rrugën për te goli, duke barazuar për herë të tretë në tri sezonet e fundit.
Reali ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa Atletico nuk arriti të bënte një goditje të vetme në portë. /Telegrafi/