Telegrafi

Simeone gëzon tifozët e Interit: Do të më pëlqente të isha trajner i tyre

Diego Simeone është trajner i Atletico Madrid tani e 13 vite, ku ka drejtuar gjigantin spanjoll në 623 ndeshje zyrtare.

Shpesh është raportuar se ky është viti i fundit i argjentinasit në Wanda Metropolitano, por ai do të mbetet te Atletico së paku deri në fund të kontratës së tij e cila skadon në verën e vitit 2024.

Simone ka qenë në Itali dhe ka folur për Gazzetta dello Sport, ku ka thënë se trajnerët kanë një punë stresuese.

“Nuk e di sa gjatë do të jem trajner. Ndoshta edhe pesë vite të tjera. Sinqerisht kemi një punë shumë stresuese”.

“Por e mendoj se pak ditë pushime, më bëjnë që të rikthehem sërish në fushë. Kjo punë është si drogë për ne”.

Lexo po ashtu Diego Simeone tregon se përse Barcelona e meriton ta fitojë La Ligan këtë sezon

Tutje Simone ka thënë se do t’i pëlqente që një ditë të jetë trajner i Interit ose Lazios, dy skuadra ku ka bërë argjentinasi karrierë sa ishte futbollist aktiv.

“Shpesh herë takoj tifozë të Interit dhe Lazios e më pyesin nëse do të jem trajner i tyre. Të them të drejtën, do të më pëlqente”.

“Kam edhe një vit kontratë me Atleticon e pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Simeone. /Telegrafi/