Telegrafi

Simeone flet për mundësinë e drejtimit të Interit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk e ka përjashtuar mundësin që një ditë të drejtojë Interin.

Tekniku argjentinas tha se ai është i lumtur te Atletico, por se mendon për rikthimin te Nerazzurrët.

“Për momentin jam mirë tek Atletico Madridi, por në të ardhmen mendoj për një rikthim te Interi”.

“Nuk është ëndërr. Është një situatë që e kam imagjinuar, ashtu siç ndodhi te Atletico”, ka thënë Simone për Sport Mediaset. /Telegrafi/