Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka thënë se stadiumi më i mirë për të luajtur futboll është ‘San Siro’.
Skuadra e Simeones do të përballet me Real Madridin të shtunën në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.
“Jam i lumtur që finalja do të luhet në San Siro, pasi do të jetë një futboll i pastër”.
“Është një stadium i mahnitshëm dhe lojtarët do ta shohin atmosferën që bëhet atu. Unë kam luajtur aty dhe e di si është”.
“Shpresoj që lojtarët do ta marrin me pozitivitet atmosferën që ndodh atu”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/