Telegrafi

Simeone e konfirmon se mendon ta marrë drejtimin e Interit në të ardhmen

Diego Simeone (Foto: Getty Images)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka përsëritur se një ditë do ta drejtojë Interin, ndërsa ka pohuar se Luciano Spalletti po bën punë të mirë.

Ish-mesfushori i Nerazzurrëve e ka thënë edhe disa herë në të kaluarën se dëshiron të kthehet një ditë në Giuseppe Meazza.

Diego Simeone (Getty Images)

Ndërsa gjatë fundjavës që shkoi motra e tij kishte thënë se ishte vetëm çështje kohe kur ‘El Cholo’ do ta marrë drejtimin e Interit, ndërsa trajneri pajtohet më këtë pohim.

“Është e kuptueshme se gazetarët italianë do ta bëjnë atë pyetje”, ka thënë Simeone për El Partidazo.

“Gjithmonë e kam thënë se një ditë do të jem trajner i Interit, e konsideroj këtë opsion. Mirëpo, tash ka një trajner shumë të mirë dhe unë po kaloj një periudhë të jashtëzakonshme te Atletico”.

“Do të ndodhë kur do të ndodhë. Viti 2020 (kur i përfundon kontrata me Atleticon) ka edhe shumë kohë, janë edhe dy vite”, ka shtuar argjentinasi.

Simeone ishte transferuar te Interi në vitin 1997 nga Atletico Madridi, ndërsa pas dy sezonesh kaloi te Lazio. /Telegrafi/