Trajneri i njohur argjentinas, Diego Simeone, ka folur për formën e djalit të tij, Giovannit, duke thënë se ka cilësitë për të luajtur nën drejtimin e tij, por kjo nuk do të ndodh kurrë.
Sumuesi 23-vjeçar argjentinas, i cili shënoi golin e parë me kombëtaren e tij kundër Guatemalës, ka bërë edhe një fillim të mirë në Itali me klubin e tij, Fiorentina.
“Ai është një djalë që ka gjithçka, por për fat të keq unë kurrë nuk do të nënshkruaj më të”.
“Asnjëherë nuk duhet të them kurrë, por është shumë e vështirë të kesh fëmijën në dhomën e veshjes, si për të dhe për marrëdhënien me të tjerët”.
“Nëse në pesë apo gjashtë vjet ai bëhet një figurë më e rëndësishme, ne do të flasim për një situatë tjetër”.
“Ndoshta ditën që nuk jam në Atletico Madrid, ai do të jetë në gjendje të vijë këtu”, ka thënë Simeone.
Sulmuesi i Fiorentinës është njëri ndër më të rrezikshmit në Serie A. /Telegrafi/