Atletico Madridi u eliminua nga Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Diego Simeone beson se skuadra e tij dha gjithçka në përpjekje për të shkuar në finale.
Los Rojiblancos e nisën shumë mirë takimin duke i shënuar dy gola dhe i rritën gjasat e tyre, mirëpo goli i Iscos pas një magjie të Karim Benzemas, i shoi shpresat e tyre.
“Dhamë gjithçka. Vitet po kalojnë, mirëpo lojtarët tanë po vazhdojnë të zhvillohen”.
“Do të marrim mësim nga kjo që ndodhi dhe do të përmirësohemi më tej”, ka deklaruar Simeone.
Real Madridi do të luajë kundër Juventusit në finalen e Cardiffit me 3 qershor. /Telegrafi/