Telegrafi

Simeone: Deri në fund të afatit kalimtar, nuk do të jemi të qetë

Diego Simeone (Foto Twitter)

Atletico Madrid ka shënuar edhe një fitore të radhës në kuadër të miqësoreve para fillimit të sezonit të ri në La Liga.

Madrilenët triumfuan kundër yjeve të MLS-it me rezultat 3-0 dhe kjo ka kënaqur trajnerin Diego Simeone.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk do të ndalen së transferuari lojtar deri në fund të afatit kalimtar të verës.

“Të gjithë lojtarët e rinj po përgjigjën shkëlqyeshëm nga Felipe te Felix. Ne po shkojmë mirë, jemi së bashku për më shumë se 20 ditë, lojtarët e rinj po luftojnë për të përmbushur atë që u kërkojmë atyre të bëjnë”.

“Shpresoj se mund të vazhdojmë në atë mënyrë kur të ketë më shumë rëndësi, në La Liga”, tha Cholo pas fitores së re.

Përkundër përforcimeve të shumta, argjentinasi nuk përjashton mundësinë e ardhjeve dhe largimeve të reja. “Deri në fund të afatit kalimtar, ne nuk do të jemi të qetë. Unë jam i hapur për çdo gjë që mund të ndodhë, por nuk mund të them më shumë në këtë kohë”, tha argjentinasi.

Atletico hap sezonin në kampionatin spanjoll më 18 gusht, ku do të takohet me skuadrën nga paralagjia e Madridit, Getafen. /Telegrafi/