Site icon Telegrafi

Simeone: Barcelona, klubi më i mirë në botë

Diego Simeone ka folur rreth shortit të Copa del Rey, ku Atletico Madridit do t’i duhet të ndeshet me Barcelonën në gjysmëfinale.  

Shorti i Copa del Rey deshi që të na sjell një gjysmëfinale të zjarrtë në mes të dy skuadrave të mëdha, Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Ky short i ka befasuar të gjithë, pasi në ndeshja tjetër do të jetë shumë e lehtë me Celta Vigon që do të ndeshet me Alavesin, ndërsa Simeone thekson se për të fituar një trofe duhet të mposhtësh më të mirët, dhe sigurisht që aty bënë pjesë edhe Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona-Atletico Madrid në gjysmëfinale të Copa del Rey

“Për të qenë më të mirët, duhet t’i mposhtni më të mirët. Që disa vite që jam këtu, nuk shoh asnjë mënyrë tjetër për t’u shpallur kampion pa u përballur me Barcelonën”, ka thënë fillimisht Simeone, përcjell Telegrafi.

“Ata janë klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë kualifikohet së paku në gjysmëfinale të garave dhe nëse edhe ne arrijmë aty, atëherë i bie se duhet të përballemi me ta, ashtu sikur tani”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version