Diego Simeone beson se Atletico Madridi do të ketë një sezon të suksesshëm nëse luan ashtu si luajti në pjesën e parë të derbit madrilen.
Los Rojiblancos luajtën më mirë në 45 minutat e para ndaj Real Madridit, duke krijuar disa raste të mira, ndërsa fituesin e vendosi një gol i Karim Benzemas në gjysmën e dytë.
“Kam një skuadër shumë konkurruese dhe me siguri se do t’i arrijmë objektivat tona nëse luajmë si në pjesën e parë, gjë që ishte e kënaqshme”.
“Në pjesën e dytë, goli u shënua pas një kombinimi në krah dhe në fund e kërkuam golin e barazimit me krenari”.
“Po largohemi me shije të hidhur që nuk morëm rezultat. Duhet të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar Simeone në prononcimin pas ndeshjes. /Telegrafi/