Diego Simeone ka thënë se Juventusi luajti shumë më mirë se Atletico Madridi në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër përmbysi gjithçka në Allianz Stadium dhe u kualifikua në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.
“Juventusi luajti më mirë . Ishte një rast i Alvaro Moratas, por asgjë më shumë. Juve vazhdimisht sulmonte dhe hynte në zonën tonë, prandaj duhej të mbroheshim”.
“Duhet ta uroj Juven, sepse sulmoi mirë. Ata luajtën më mirë dhe e merituan fitoren. Është e vërtetë, edhe ne bëmë gabime, por ata luajtën më mirë taktikisht dhe në topat e dytë”.
“Juventusi luajti njësoj si ne në ndeshjen e parë. Ne vuajtëm dhe ata u kualifikuan me meritë në çerekfinale”.
“Mendoj se fuqia më e madhe e Juves është te aftësia për të bërë presion. Edhe kur i shmangeshim presionit, nuk ishim aq të mirë me topat e dytë”, ka thënë Simeone për Sky Sport Italia. /Telegrafi/