Diego Simeone është ankuar te UEFA se një helikopter ka fluturuar mbi stadium.
Para një ndeshje finale ndodh dhe kjo. Trajneri i Atletico Madridit ka bërë një kërkesë të çuditshme në UEFA.
Ai është ankuar për një helikopter që ka fluturuar mbi stadiumin San Siro gjatë kohës që Atletico po kryente seancën stërvitore.
Simeone i ka treguar shqetësimin e tij drejtuesve të UEFA-s se gjatë kohës që ai po zhvillonte stërvitjen një helikopter për një kohë të gjatë ka fluturuar rreth stadiumit duke bërë trajnerin argjentinas të dyshonte.
Përveç helikopterit Simenone është ndier i shqetësuar gjatë stërvitjes dhe nga zhurmat e ndryshme që bëheshin në stadium. /Telegrafi/