Diego Simeone ka deklaruar para derbit të madh ndaj Real Madridit se ekipi i tij nuk ka asnjë arsye që të ndihet inferior para duelit ndaj mbretërve.
Përkundër faktit se në dekadat e fundit Atletico ishte ekipi i dytë i qytetit, tash inferioriteti Simeone thotë të jetë zhdukur.
“Atletico e ka kthyer trendin”.
“Është e vërtetë se ne ishim inferiorë ndaj Real Madridit, por tash ne po garojmë në të njëjtin nivel”.
“Ne i dimë dobësitë dhe përparësitë e Real Madridit. Ne duhet të dimë si t’i kontrobllojmë emocionet dhe të performojmë mirë, sepse ne e dimë çka na nevojitet nga kjo lojë”.
“Shpresoj se stadiumi do të jetë si gjithmonë sepse na duhet njeriu i 12-të”, u shpreh Simeone.