Lady Hale, kryetarja e Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, shkaktoi një tërmet në politikën britanike me vendimin se lëvizja e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e parlamentit britanik ishte e paligjshme.
Gjykata vendosi që për rrjedhojë, pezullimin 5 javor ta cilësonte si të pavlefshëm.
Por përpos vendimit, përcjell gsh, ajo që bëri shumë bujë në mediat sociale ishte diçka e vendosur në rrobat e Hale, e cila ngjasonte me një merimangë e madhe dhe të gjithë ishin kuriozë përse 74 vjeçarja kishte bërë një zgjedhje të tillë.
Disa vëzhgues mendojnë se Hale nuk e përdori më kot atë lloj “zbukurimi”, por ka dashur të përcjellë një mesazh.
Pyetja që “përmbyti” Twitterin pas dhënies së vendimit ishte: Çfarë u përpoq të na thoshte Brenda Hale me merimangën e saj?”.
Madeleine Albright, sekretare shteti në kohën e presidencës së Bill Clintonit, i përdoret shpesh karficat për të dërguar mesazhe të fshehta. /Telegrafi/