Site icon Telegrafi

Simbolet serbe në objektin e ish-komunës paralele në veri, zëvendësohen me ato të Kosovës

Në veri të Mitrovicës, në ish-objektin e komunës paralele, është vendosur simboli i flamurit të Republikës së Kosovës, duke zëvendësuar atë serb.

Kështu raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti.

Ky veprim vjen si pjesë e një operacioni të Policisë së Kosovës që u zhvillua të premten, ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele serbe në këtë zonë.

Operacioni i Policisë së Kosovës, që rezultoi në mbylljen e këtyre objekteve, u krye në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, për të siguruar se të gjitha strukturat paralele të paligjshme do të shpërbëhen./Telegrafi/

Exit mobile version