Telegrafi

Silvio Berlusconi ndahet nga Francesca Pascale pas 12 vitesh, ndërsa njofton se është në një romancë dashurie të re

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, raportohet se është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë dhe ka filluar takimin me një femër edhe më të re – 53 vjet më e vogël.

Miliarderi 83-vjeçar ka lënë 34-vjeçaren, Francesca Pascale pas një marrëdhënieje 12-vjeçare me të.

Por, çifti është ndarë me terma shoqërorë, siç ka njoftuar partia e tij ‘Forza Italia’ në një deklaratë këtë të mërkurë.

Silvio Berlusconi dhe Francesca Pascale (Foto: Getty Images/Guliver)

“Unë do ta mbaj të dashur përgjithmonë. I uroj gjithë lumturinë e botës dhe shpresoj se ai gjen dikë që do të kujdeset për të ashtu si unë”, tha ish- e dashura e tij në një deklaratë të dhënë, sipas Sky News.

Duket sikur Berlusconi e ka gjetur dikë tjetër tashmë.

Disa media kanë raportuar se ai tani është në takim me Marta Fascina, një deputete 30-vjeçare të parlamentit nga partia e tij.

Por, kush është Marta Antonia Fascina?

Mediat shkruajnë se është një 30-vjeçare Marta Fascina, pjesë e partisë së tij.

Ajo është e diplomuar në Filozofi dhe ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan. /Telegrafi/