Telegrafi

Silvio Berlusconi diagnostifikohet me leukemi

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi është diagnosfitikuar me leukemi, raporton Corriere della Sera dhe Reuters, duke u thirrur në burimet e tyre.

Me lekukemi u diagnostifikua pasi përfundoi në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.

“Ai është në gjendje stabile”, tha vëllai i Berlusconit, Paolo pasi e kishte vizituar dje në spital.

Berlusconi ka qenë disa herë në spital gjatë muajve të fundit, por brenda pak ditëve largohej pasi gjendja shëndetësore i stabilizohej.

Reuters rikujton që partia e Berlusconit, Forza Italia është pjesë e koalicionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni, por se ai nuk ka ndonjë rol në qeveri. /Telegrafi/