Site icon Telegrafi

Silva: Spanja nuk do të ndryshojë stilin e lojës

Joao Moutinho dhe David Silva gjatë një dueli në ndeshjen Spanjë 3-3 Portugali (Foto: Getty Images)

David Silva insiston se Përfaqësuesja e Spanjës nuk do të ndryshojë lojën nën urdhrat e trajnerit të ri.

Mesfushori thotë se nën Fernando Hierron do të jetë njëjtë si ndaj Julen Lopetegui,

“Ne nuk kemi ndryshuar mënyrën e lojës që nga 2008 dhe nuk do ta bëjmë tani”, ka thënë Silva për Marca.

Cristiano Ronaldo dhe David Silva duke u përshëndetur para barazimit 3-3 (Foto: Getty Images)

“Që nga atëherë lojtarët kanë ndryshuar, por jo dhe stili i lojës, edhe kur trajneri i ri ka ardhur. E kemi definuar, mënyra jonë e lojës nuk do ndryshojë”.

“Pensionimi nga kombëtarja? Jo, nuk është diçka që jam duke e menduar. Për aq sa mundem do të vazhdoj, dua të jem i përfshirë”.

Lexo po ashtu Belgjika dominon formacionin e ditës së pestë të Botërorit

“Sinqerisht besoj se jam mjaftueshëm i mirë për t’u përfshirë në këtë grup, por kur do të ndryshojë ky fakt, atëherë do të marrë vendimin”.

“Eksperienca të  bën lojtarë më të mirë dhe sa më shumë ndeshje luan ndaj skuadrave të ndryshme, aq më shumë mëson dhe më i mirë bëhesh”, ka shtuar Silva. /Telegrafi/

Exit mobile version