Site icon Telegrafi

Silva: Neymar më ofendoi rëndë gjatë ndeshjes me Kosta Rikën

Thiago Silva dhe Neymar (Getty Images)

Thiago Silva ka zbuluar detaje nga ofendimi që Neymar i bëri atij gjatë fitores së Brazilit me rezultat 2-0 ndaj Kosta Rikës.

Silva pati një grindje me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain dhe shokun e ekipit kombëtar, Neymar, pasi mbrojtësi ua kthye në posedim topin Kosta Rikës.

Ky episod i ofendimit të sulmuesit brazilian dhe mbrojtësit erdhi pas një ndërprerjeje të minutën e 83-të të ndeshjes.

Lexo po ashtu Thirrje që Neymari të suspendohet pasi u fjalos me gjyqtarin në tunel në pjesë të parë

Neymar, mendonte se ai ishte shkelur më parë dhe duhet të ishte dhënë një goditje e lirë, më pas u tërhoq nga shoku i tij i ekipit, i cili pastaj e ktheu topin për ‘Fair-Play’, por kjo nuk i pëlqeu aspak sulmuesit që e ofendoi pastaj Silvan.

Silva dhe Neymar gjatë ndeshjes ndaj Kosta Rikës (Getty Images)

“Sot, u trishtova nga sjellja e tij [Neymarit]. Në kohën kur ua ktheva topin Kosta Rikës, ai më ofendoi rëndë”, ka thënë fillimisht Silva për mediumin Globo.

“Por, unë mendoj se ai pati të drejtë, sepse ata ishin duke u përpjekur për të humbur kohë”.

Lexo po ashtu Cantona ironizon me frizurën e Neymarit, vendos shpageta në kokë

“Unë ua ktheva topin, sepse nuk ishte ky top që do të na fitonte ndeshjen”.

“Jam i qetë për këtë dhe kam qenë i trishtuar për sjelljen e tij ndaj meje”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version