Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva beson se ish-bashkëlojtari i tij te Monaco, Kylian Mbappe, mund të ishte bashkuar me të në Angli.
Mbappe u largua nga Monaco në javën e fundit të tregut të verës për të nënshkruar për Paris Saint-Germain në huazim.
Huazimi përfshinte një klauzolë e cila e sheh francezin të bëhet lojtar i PSG-së pas sigurimit të mbijetesës nga parisienët dhe tani këta të fundit duhet t’i paguajnë plot 180 milionë euro për shërbimet e tij.
Silva, i cili gjithashtu e la Monacon verën e kaluar, pranon se ishte i vetëdijshëm se Man City gjithashtu ishte i interesuar në shërbimet e Mbappes.
“Kylian ka shkuar në një klub shumë të mirë. Ai u bashkua me një skuadër shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Silva për RMC.
“Ai është shumë i mirë tani dhe ne jemi shumë të lumtur për të”.
“E dija që zgjedhja e tij ishte mes Real Madridit dhe PSG, kemi biseduar edhe për Manchester City, por tani nuk mund të flasim për këtë”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, Mbappe te PSG-ja e ka krijuar një treshe vrasëse në sulm, së bashku me Neymar dhe Edinson Cavani, ku së bashku i kanë shënuar më shumë se 60 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/