Ka ardhur më në fund projekti i shumëpritur i këngëtares së dashur, Silva Gunbardhi.
“Digje zemrën” titullohet kënga më e re që është publikuar sot.
E këndshme si përherë e nën zërin e ëmbël, plus pastaj një tekst i ndjeshëm, na përcollën vërtetë emocione speciale.
Jo më kot është vajza e rekordeve të klikimeve, ku hiti “Te ka lali shpirt” është shikuar mbi 278 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/