Çifti i njohur shqiptar, Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti, janë rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Të njëjtit kanë publikuar këngën e re të quajtur “Sa t’kam prit” pas një pauze të bërë në muzikë.
Dyshja vijnë me një interpretim të mahnitshëm, gjersa projektin e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet Dafi, kurse për muzikën e aranzhimin është përkujdesur Alsked Rrendja.
Ky i fundit po ashtu e ka bërë edhe miksimin e masterizimin.
Kënga tashmë gjendet e plotë në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ në YouTube dhe është tejet ndryshe nga projektet e mëparshme të dyshes.
Silva dhe Dafi bashkëpunojnë thuajse në çdo projekt, por më të njohur u bënë me hitin “Të ka lali shpirt”. /Telegrafi/